Flash

Yildiz, gol e festim me gjuhën jashtë si Del Piero: talent e personalitet, ja kush është turku që iu ‘grabit’ Bayern

Lapsi.al 5 January 2024
Yildiz, gol e festim me gjuhën jashtë si Del Piero: talent e
Gjashtë gola, arritja në çerekfinale të Kupës së Italisë – mision i përmbushur në të 18 rastet e fundit në të cilat kanë luajtur në 1/8 – dhe shumë përgjigje pozitive për Juventus nga ndeshja kundër Salernitanës. Një prej tyre mbi të gjithë entuziazmon teknikun Max Allegri, perla e turkut Kenan Yildiz. Pas golit kryevepër ndaj Frosinone, i kompletuar me festimin si Del Piero me gjuhën jashtë, Yildiz u bë golashënuesi i huaj më të ri ndonjëherë në historinë e Juventus. Goli i parë erdhi në moshën 18 vjec e 233 ditë. E tani turku u përsërit edhe në Kupën e Italisë. Pasi mori vendin e Chiesa në fushë, ai magjepsi turmën e stadiumit në minutën e 21’ të pjesës së dytë me një tjetër perlë. Goli fantastik erdhi pasi djaloshi kishte 'provokuar' autogolin e Bronn.

I GRABITUR NGA BAYERN

Një, dy, tre kundërshtarë të kaluar në driblim dhe e djathtë fituese me të djathtën në shtyllën e afërt, për një tjetër demonstrim të talentit dhe personalitetit të madh të djalit që erdhi në verën e vitit 2022 nga ekipi i të rinjve të Bayern Munich. Një sadisfaksion i madh për Max Allegri, i cili në prag të ndeshjes kishte frenuar entuziazmin për turkun e lindur në vitin 2005 me vetëdijen se ka një burim të madh në duar për të tashmen dhe mbi të gjitha për të ardhmen.

E ARDHMJA... SI DEL PIERO

Yildiz spikat, tifozët e Juventus hapin sytë të habitur dhe do të dëshironin ta shihnin më shpesh në fushë. Gjuha jashtë si Del Piero dhe mënyra e realizimit si kapiteni legjendar i bëjnë ata të ëndërrojnë. E tani pyetja është: a do të ketë vend për tridhëmbëshin me Vlahovic e Chiesa? “Nëse do jemi të aftë të luajmë me më shumë lojtarë sulmues, akoma më mire. Por kjo varet nga rritja e lojtarëve individualë”, tha Allegri në fund të ndeshjes. Yildiz po pret radhën e tij, por e ardhmja si protagonist nuk është aq e largët.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI