Flash

"Mendja ime kishte përfunduar në një vrimë të zezë": Rubio lajmëron lamtumirën nga NBA

Lapsi.al 5 January 2024
"Mendja ime kishte përfunduar në një vrimë të
"30 qershori ishte një nga netët më të vështira të jetës sime. Mendja ime përfundoi në një vrimë të zezë". Me një mesazh në mediat sociale, spanjolli Ricky Rubio njoftoi lamtumirën e tij nga NBA, për shkak të problemeve mendore. Probleme që në fakt e kishin ndaluar atë që nga gushti. Tashmë është zyrtar përfundimi i kontratës që e lidhte spanjollin me Cleveland Cavaliers. "Një ditë, kur koha është e duhur, do të doja të ndaj përvojën time me të gjithë ju. Në mënyrë që të mund t'i ndihmoj të tjerët të përballen me situata të ngjashme", shkroi Rubio. Spanjolli kaloi 12 vjet në NBA me fanellat e Minesota, Utah, dhe Phoenix. Ai ishte kampion bote në 2019 me ekipin e tij kombëtar, e mori medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Pekinit në 2008 dhe atë të bronztë në Rio në 2016. Lexo më tejYlli i NBA, video me armë në dorë: Ja Morant pezullohet për 25 ndeshje "Unë jam ende duke punuar për shëndetin tim mendor - shtoi ai -. Por jam krenar të them se sot jam shumë më mirë dhe se jam duke u përmirësuar çdo ditë", e mbylli Rubio. Një lajm i trishtë për largimin nga sporti të një kampioni, edhe pse mbetet optimiste situata e përmirësuar e spanjollit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI