Flash

Situata e Dani Alves komplikohet më keq nga mamaja e tij: ja çfarë ka bërë

Lapsi.al 5 January 2024
Situata e Dani Alves komplikohet më keq nga mamaja e tij: ja

Dani Alves e gjen veten ende të mbyllur në një burg në Barcelonë, duke pritur që drejtësia të marrë rrugën e saj dhe të merret një vendim në lidhje me akuzat e rënda ndaj tij. Braziliani duhet të mbrohet nga akuzat tashmë të njohura për dhunë seksuale. Ngjarjet datojnë në dhjetor 2022 dhe kanë ndodhur në një klub nate të njohur në kryeqytetin katalanas.

Situata e ish-mbrojtësit të Brazilit është kritike. Ndonëse ai e ka deklaruar gjithmonë veten të pafajshëm, gjatë muajve ai ka ndryshuar disa herë versionin e tij, duke u nisur nga mosnjohja e fakteve dhe duke shkuar deri aty sa ka folur për një marrëdhënie konsensuale. Tani për t'i komplikuar gjërat, ka ndërhyrë edhe mamaja e tij. Gruaja, për të mbrojtur në një farë mënyre djalin e saj, është bërë protagoniste e një veprimi të papranueshëm.

ÇFARË KA BËRË MAMAJA E DANI ALVES?

Në një përpjekje të ngathët për të vërtetuar pafajësinë e djalit të saj, zonja Lucia publikoi një video me disa imazhe dhe video të viktimës së dyshuar, duke bërë efektivisht të njohur identitetin e saj. Bashkë me videon, zonja Alves akuzon vajzën se ka akuzuar djalin e saj vetëm për të kërkuar famë dhe para. Një iniciativë absolutisht e mjerueshme dhe padyshim e dënueshme me ligj. Gruaja që denoncoi Dani Alves ka në fakt të drejtën e anonimitetit dhe tani ka të ngjarë të bëjë një ankesë serioze.

Lexo më tejLëvizja e fshehtë e Dani Alves: 150 mijë euro viktimës së pretenduar për të ulur dënimin

Në këtë kuptim, Ester Garcia, avokatja e viktimës së dyshuar, bëri të ditur se donte të niste veprimet ligjore për një krim që ajo e cilësoi si “flagrant”. Një element i ri që sigurisht nuk përmirëson situatën tashmë kritike të ish-mbrojtësit të Barcelonës, gjyqi i të cilit do të nisë më 5 shkurt.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI