Flash

Video/ Djali që kapte topat po ngrinte nga i ftohti, gjesti i Bellingham bën xhiron e botës

Lapsi.al 7 January 2024
Video/ Djali që kapte topat po ngrinte nga i ftohti, gjesti i Bellingham
Jo vetëm në fushë, Jude Bellingham tregon se është një kampion edhe jashtë terrenit të lojës. Gjest i jashtëzakonshëm i yllit të ri të Real Madrid, që pa nga pankina djaloshin që kapte topat dukshëm në të ftohtë dhe vendosi ta mbështillte me mbulesën e Blancos. Episodi ndodhi në Copa del Rey, në ndeshjen e fituar nga merengues ndaj Arandina. Pavarësisht se u la në pankinë për shkak të angazhimeve në kampionat, Jude Bellingham ishte sërish protagonisti i mbrëmjes së Copa del Rey. Anglezi bëri një gjest të bukur që u bë menjëherë viral. Pikërisht pranë pankinës së Blancos, një djalosh i ri që kapte topat po dridhej për shkak të temperaturave të ftohta që karakterizuan ndeshjen e zhvilluar në kompleksin sportiv Juan Carlos Higuero. Lexo më tejGetat me vrima të Bellingham: anglezi thyen një rregull absurd të La Liga Në atë moment, ish-lojtari i Borussia Dortmund nuk u mendua dy herë dhe u ngrit për t'i dhënë djalit mbulesën e Real Madrid. Një gjest fantastik, që pasqyron edhe vlerat e një prej lojtarëve më të mirë në botë.

FITORE PËR REAL E DEBUTIM PËR ARDA GÜLER

Ajo që e bëri të bukur mbrëmjen e Real Madrid nuk ishte vetëm gjesti i Jude Bellingham, por edhe fitorja e arritur në fund të 90 minutave. 1-3 ishte rezultati final në Arandina, me tifozët e Blancos që mundën të vlerësonin për herë të parë talentin turk Arda Güler. Djali i artë luajti 59 minuta dhe u zëvendësua nga Valverde kure rezultati ishte 0-2.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI