Flash

Brazili mbetet fare pa trajner, shkarkohet edhe Diniz: pas anashkalimit nga Ancelotti, ja kush synohet për pankinën

Lapsi.al 7 January 2024
Brazili mbetet fare pa trajner, shkarkohet edhe Diniz: pas anashkalimit nga
Brazili nuk ka më një trajner, madje as provizor. Federata Braziliane e Futbollit ka shkarkuar tashmë trajnerin Fernando Diniz, pas vetëm gjashtë muajsh dhe gjashtë ndeshjeve të luajtura. Fakti që pesë herë kampionët e botës janë në vendin e gjashtë në grupin kualifikues për Botërorin 26’, ka bërë që pasojat të bien mbi trajnerin. Diniz sidoqoftë nuk mbetet pa punë, sepse ai vazhdon të jetë trajneri i Fluminense. Presidenti Ednaldo Rodriguez, i shkarkuar nga një gjykatë në fillim të muajit dhjetor dhe i rikthyer në detyrë nga Gjykata e Lartë, vendosi të shkarkonte trajnerin, që duhej të qendronte në detyrë në pritje të ardhjes së Carlo Ancelottit. Italiani ndërkohë rinovoi kontratën me Real Madridin deri në vitin 2026, kështu që nuk kishte më kohë për të humbur për Selecaon. Lexo më tejBrazili rrezikon vendin në Botëror, duke pritur teknikun Ancelotti: do të ishte hera e parë në histori Në këtë pikë Brazili duhet të vlerësojë zëvendësuesin e mundshëm, nëse do të jetë i përkohshëm, deri në Kupën e Amerikës të planifikuar për në verë, apo deri në Botërorin e ardhshëm pas dy vitesh e gjysmë. Emri më i lakuar është ai i Dorival Junior, tani tekniku i Sao Paulos, i cili fitoi Copa Libertadores 2022 në krye të Flamengos.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI