Flash

“Me potencial të jashtëzakonshëm”: Pochettino elozhe për Brojën, mediat angleze e ngrenë në piedestal

Lapsi.al 7 January 2024
“Me potencial të jashtëzakonshëm”: Pochettino elozhe
Armando Broja hapi rrugën e fitores së Chelsea ndaj Preston 4-0 në raundin e tretë të FA Cup. Performanca e sulmuesit të kombëtares ka marrë vlerësimin e mediave angleze. Madje edhe tekniku Pochettino nuk i ka kursyer komplimentat për Brojën, duke theksuar rëndësinë që kishte ky gol për të: “Potenciali është i jashtëzakonshëm. Po flasim për një nga sulmuesit më të rinj në Angli e në Europë me marzh të lartë teknik. Problemi është se ai tani duhet të shtyjë veten dhe ne do ta ndihmojmë ta bëjë. I thashë të buzëqeshë. Gjithnjë bëjmë shaka për faktin se duhet të qeshë, të jetë i lumtur dhe të nxjerrë energjinë pozitive. Duhet të jetë një djalë i lumtur”, komentoi tekniku i Blues. Shkodrani, që vjen nga një periudhë e gjatë inaktiviteti për shkak të dëmtimit të rëndë, shënoi në minutën e 58’, duke realizuar me kokë në krosimin e Malo Gusto, kundër skuadrës së Championship. Kështu, përgjigjet prezent Broja ndaj thirrjes së teknikut Mauricio Pochettino për të luajtur shanset e tij, sidomos pas largimit të Nicolas Jackson me Senegal në Kupën e Afrikës. Lexo më tejVideo/ Broja iluzion goli, Madueke shpëton Chelsea, 2-1 ndaj Palace: Wolves, poker në shtëpinë e Strakoshës Me notën 7 e ka vlerësuar ndeshjen e 22 vjecarit The Sun: “Kërkonte një gol dhe e gjeti. Punoi fort me shpinë nga porta përpara se të shënonte. Goditje e shkëlqyer me kokë dhe i shkoi pranë dyfishimit” motivoi tabloidi anglez.Është rritur deri në 8 vlerësimi për Brojën nga Nation Football, që ka çmuar tentativën në minutën e 30’, të ndalur nga Hughes dhe mënyrën si mposhti Woodman në minutën e 58’, bashkë me faktin që shkoi pranë dyfishimit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI