Flash

Video/ Empoli ul Berishën në stop, Milan i fut tre: suksesi i parë në transfertë për kuqezinjtë pas tre muajsh

Lapsi.al 7 January 2024
Video/ Empoli ul Berishën në stop, Milan i fut tre: suksesi i

Milani nuk gaboi në ndeshjen e fundit të fazës së parë në Serie A. Në Castellani, skuadra e teknikut Pioli mposhti Empolin 3-0. Një fitore e thjeshtuar edhe më shumë nga zgjedhja e teknikut Andreazzoli për të lënë në pankinë Etrit Berishën, duke vendosur në portë 22 vjeçarin Caprile. Kuqezinjtë rikthehen te fitorja në transfertë në kampionat pas tre muajsh dhe zgjati epërsinë ndaj Fiorentinës në renditje, duke konsoliduar vendin e tretë. Komplikon pozitat Empoli, i parafundit me 13 pikë.

Në pjesën e parë ndeshja u bë menjëherë e thjeshtë për kuqezinjtë, të cilët zhbllokuan takimin me Loftus-Cheek (11') pas një aksioni të shkëlqyer në krah nga Leao. Milan dyfishoi rezultatin në një penallti me Giroud (31'). Në pjesën e dytë Empoli u përpoq të reagonte, por të besuarit e Piolit nuk u frikësuan dhe e mbyllën rezultatin në fund me një kundërsulm të Traoré (88').

Lexo më tejInter, shifra prej kampioni dimri: në historinë zikaltër Inzaghi është i dytë vetëm ndaj Mancinit

Vendi i tretë në Champions League është solid. Empoli u rrëzua e ky sukses i lejoi Milanit të shkëputej nga konkurrenca. Në pritje të kuptohet nëse do të jetë mundësia për një ndjekje të ardhshme të kreut të renditjes, është e rëndësishme forcimi i shkallës së fundit të podiumit. Piolit i pëlqen të kombinojë dy mbiemra, fitues dhe bindës. E, në fillim të kampionatit Milani ishte i tillë. Kuqezinjtë shtuan një tjetër fitore, duke e çuar në tre mini serinë e sukseseve të njëpasnjëshme, përfshirë edhe Kupën e Italisë. E mbi të gjitha, Djalli gjeti një sukses në transfertë që i mungonte prej tre muajsh (7 tetor kundër Genoas).

DËMTIMET VAZHDOJNË

Sa keq që vazhdimësia ka të bëjë edhe me dëmtimet. Florenzi u largua në pjesën e parë për shkak të problemeve muskulore. Dëmtimi i tridhjetë e dytë nëse përjashtohet goditjen e marrë në këmbë pas Salernos nga Jovic (por gati menjëherë kundër Sassuolos). Sidoqoftë, ishte një mundësi për të parë në të majtë të riun Jimenez, duke bërë paraqitjen e tij të parë në Serie A.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI