Flash

Tirana nuk paguan, merkato mbetet e bllokuar: Hila ikën, Ahmataj duhet tia dalë me ata që ka

Lapsi.al 7 January 2024
Tirana nuk paguan, merkato mbetet e bllokuar: Hila ikën, Ahmataj duhet tia

Merkato e bllokuar, asnjë pagesë nuk do të bëhet në janar. Tirana ka ndërmend ta shlyejë detyrimet në verë dhe si rrjedhojë do të mund të lëvizë në merkato vetëm atëherë. Jo se bardheblutë nuk kanë nevojë për përforcime tani por situata e krijuar për shkak të detyrimeve të papaguar ndaj katër lojtarëve Tim Vairinen, Asion Daja, Edon Hasani dhe Jocelyn Behiratche kërkon një sforco që për momentin shkon përtej mundësive financiare të klubit.

Ka kaluar tashmë java e parë e merkatos, por klubi e ka vendosur tashmë të presë verën për përforcimet e rrjedhimisht edhe për të zhbllokuar merkaton nga urdhëresa e ardhur nga FIFA. Situata nuk është e thjeshtë sepse nga bardheblutë është larguar goleadori Florent Hasani, duke lënë një boshllëk të madh përpara. Nga ana tjetër në dalje është edhe mesfushori Ardit Hila. Riitegrimi në grup nuk funksionoi dhe lojtari duket një hap pranë firmës me Elbasanin. Tirana ka hequr dorë nga mesfushori, që sipas të gjitha gjasave i ka dhënë fund aventurës në kryeqytet.

Lexo më tejTirana fazë përgatitore 'low cost': duhet zhbllokuar merkato, grumbullimi brenda kryeqytetit

Çështja është se asnjë lojtar nuk mund të afrohet për janarin dhe Ahmataj duhet të shkojë përpara deri në fund të sezonit me grupin aktual. Në këtë moment është e rëndësishme të ndiqen nevojat e klubit, që në përllogaritjet e tij ka menduar se sforcimi financiar në këtë moment do t'i vinte më në vështirësi, në raport me dëmin e mundshëm në rezultate që mund të sjellë mungesa e përforcimeve deri në verë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI