Flash

Video/ Gjimshiti ndalon ëndërrat Champions të Romës: Dybala limiton dëmet, përjashtohet Mourinho

Lapsi.al 7 January 2024
Video/ Gjimshiti ndalon ëndërrat Champions të Romës: Dybala
Në ndeshjen e fundit të javës së 19 të Serie A, Roma dhe Atalanta barazuan 1-1. Të dy skuadrat humbën mundësinë e mrekullueshme për t'iu afruar vendit të katërt të zënë nga Fiorentina me 33 pikë. Bergmaskët janë tashmë në -3, ndërsa verdhekuqtë në - 4. Të besuarit e teknikut Gasperini kaluan menjëherë në avantazh pas 8', falë një goditjeje me kokë të Koopmeiners pas asistit të Miranchuk. Roma reagoi, por Atalanta humbi shansin e 2-0 me De Ketelaere, para se Dybala të barazonte në minutën e 39'. Një penallti për një faull të Ruggerit ndaj Karsdorp shpëtoi Romën. Në pjesën e dytë Carnesecchi shmangu autogolin e Holm dhe ishte i vëmendshëm ndaj argjentinasit Dybala. Në shtesë, Mourinho u përjashtua për shkak të protestave, e nuk do të jetë në pankinë në San Siro kundër Milan.
Provë shumë e mirë e kapitenit të kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti, për 90 minuta në fushë. Qendërmbrojtësi u vlerësua me notën 6.5, i thirrur në cështje për të ndalur me të mira e me të këqija argjentinasin Dybala e të tjerët. Lexo më tejVideo/ Iling Jr e pastaj Vlahovic shpëtojnë Juventus nga turpi: Salernitana dorëzohet në shtesë Mund të ishte një mundësi flagrante për të dy ekipet për t'iu afruar zonës së Champions League. Por në fund barazimi (1-1) nuk i buzëqeshi as Romës dhe as Atalantës. Bergamaskët, pa naivitetin e Ruggerit, ndoshta do ta kishin menaxhuar më me qetësi avantazhin e Koopmeiners. Verdhekuqtë sepse në fund i patën rastet për të fituar ndeshjen, por pa i konkretizuar asnjëherë. Dybala ishte më i miri i Romës, pa llogaritur golin, Mourinho mori një tjetër karton të kuq, ndërsa Miranchuk dhe Koopmeiners ishin gjithë kohën gjemba të vërtetë në prapavijën e Romës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI