Flash

Sogliano akuzoi se u penalizua nga VAR, FIGC nis hetimin kundër drejtorit sportiv të Veronës

Lapsi.al 8 January 2024
Sogliano akuzoi se u penalizua nga VAR, FIGC nis hetimin kundër drejtorit

Prokurori federal i FIGC ka hapur procedimin për deklarata të dëmshme ndaj drejtorit sportiv të Hellas Verona, Sean Sogliano, në lidhje me intervistat e dhëna pas ndeshjes kundër Inter. Në orët e ardhshme Sogliano do të thirret nga prokurori federal Giuseppe Chiné, i cili synon të konstatojë kuptimin e deklaratave të drejtorit sportiv verdheblu për punën e VAR-it.

Sogliano, pas ndeshjes Inter-Verona 2-1, duke iu referuar golit të dyfishimit të Frattesi të vlerësuar pavarësisht një faulli të qartë nga Bastoni ndaj Dudës, i pa dalluar nga arbitri në fushë dhe ai i VAR: "Më vjen shumë keq dhe i zhgënjyer. Në njëzet vite jam ankuar tre herë në karrierë, por sot jam në vështirësi. Ky gol është e pamundur të mos anulohet, është mungesë respekti. Të gjithë gabojnë por është e pamundur të bëhet një i tillë në sallën VAR. Si një veronez ndjej se dinjiteti ynë është shkelur për diçka shumë serioze”, tha drejtori sportiv Sean Sogliano. Në konferencë ai më pas i çoi gjërat më tej: "Ndoshta dikush më lart se VAR vendosi që duhej të shkonte kështu".

Lexo më tej“Gafë e madhe”: AIA do të dënojë arbitrat Fabbri e Nasca për golin e fitores së Inter

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI