DIALOGU NË SALLËN VAR
“Shiko Bisseck. Faull i mundshëm, dorë e mundshme, pozicion jashtë loje i mundshëm. Le të fillojmë nga rivënia anësore, më jep pamjet... Më trego edhe njëherë shtyrjen e mundshme. Më jep një kamera tjetër. Kthehu prapa, ngadalëso. Jo, ok kjo jo (flasin për shtyrjen e Bisseck, red.). Goli i rregullt mund ta rifilloni lojën”. Andrea Gervasoni, anëtar i CAN, mori pjesë në Open Var në Dazn, ku foli edhe për rastin Bastoni-Duda në Inter-Verona: "Ne do ta analizojmë episodin me qetësi për të kuptuar mungesën e ndërhyrjes. Nëse ishte një gabim? Absolutisht po, ishte një gol që duhej të anulohej. Kemi dëgjuar regjistrimet por duhet të flasim me arbitrin e VAR, Nasca, për të kuptuar nëse e konsideruan ndërhyrjen e Bastonit një body check, ndërsa në vend të kësaj ishte ai që goditi qëllimisht me trup mbrojtësin kundërshtar. Vendimet e tjera ishin të sakta”. Gervasoni më pas njoftoi masat për Nasca, që lejoi golin e Inter: "Si në të gjitha skuadrat ka momente të komplikuara, kështu që duhet të mbajmë kokën ulur dhe të vazhdojmë të punojmë. Duam t'u japim atyre qetësi, një kalim në Serie B, siç ka ndodhur gjithmonë për arbitrat, asistentët dhe ata të VAR, për t’i rikuperuar atë për pjesën e mbetur të sezonit dhe le të shohim se si do të reagojnë".Le parole di Gervasoni a #OpenVar#DAZN pic.twitter.com/IXN36LclFb
— DAZN Italia (@DAZN_IT) January 7, 2024