Flash

Reagim dramatik e karton i kuq nga Aureliano: Mourinho në fillim nuk e kuptoi, pastaj nisi fyerjet

Lapsi.al 8 January 2024
Reagim dramatik e karton i kuq nga Aureliano: Mourinho në fillim nuk e
Josè Mourinho e hap vitin 2024 me një përjashtim. Trajneri i Romës në fakt u përjashtua nga fusha në kohën shtesë të ndeshjes kundër Atalantës. Një karton i kuq i shkaktuar nga një reagim dramatik ndaj vendimit të arbitrit Aureliano për të mos sanksionuar një tërheqje të Hien ndaj Lukakut. Sipas portugezit, ndërhyrja ishte një faull i vërtetë. Special One për këtë protestoi ashpër. Megjithatë, në fillim nuk e kuptoi që ishte përjashtuar dhe ishte vetë arbitri, i cili ndërkohë ishte kthyer drejt qendrës së fushës, ai që bëri gjestin që ai të kthehej në dhomat e zhveshjes. Në këtë pikë, Mourinho nisi fyerjet ndaj arbitrit Aureliano, të kuptuara qartë nga leximi i buzëve. Fyerje që mund t'i kushtojë shtrenjtë Jose Mourinhos, i cili ndërkohë sigurisht që nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen e radhës të Romës kundër Milanit në San Siro. Pas ndeshjes, portugezi nuk u paraqit para gazetarëve të pranishëm në stadium, duke qëndruar në heshtje. Si ai, e gjithë Roma.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI