Flash

Mbi Inter vëshojnë polemikat për VAR, Marotta: "Jemi lepuj e duhet të evitojmë plumbat"

Lapsi.al 8 January 2024
Mbi Inter vëshojnë polemikat për VAR, Marotta: "Jemi lepuj e

Pas polemikave të zjarrta arbitrale që pasuan fitoren ndaj Veronës, drejtori ekzekutiv i Inter, Beppe Marotta, foli para Asamblesë së Legas: “Kam më shumë se 40 vjet që jam në futboll dhe çdo vit analizohen episodet në favor dhe disfavor të këtij dhe atij klubi. Më parë ishte syri i arbitrit dhe nuk kishte VAR, sot ka dhe vazhdon të ketë polemika. Është pjesë e lojës. Metaforikisht sot ne jemi një lepur dhe një lepur gjithashtu duhet të jetë në gjendje të shmangë plumbat e gjuetarëve, është pjesë e rolit dhe përvojës, në kuadër të transparencës dhe kompetencës që duhet njohur gjithmonë”.

“Polemikat, ose më mirë kritikat, duhet të prekin të gjithë futbollin italian - vazhdoi Marotta -. Ata janë pjesë e jetës, duhet të dimë t'i menaxhojmë dhe t'i pranojmë. Besoj se futja e VAR-it është kërkuar nga të gjithë. Duhet të nënvizojmë se VAR nuk u mor si mjet për të zhdukur përfundimisht gabimet e arbitrave, por thjesht për t'i reduktuar. E nga ky këndvështrim besoj se objektivi u arrit. Pastaj në fund të sezonit çdo klub duhet të vendosë në peshore pro dhe kundër e të vlerësojë, por qartazi nëse ekziston subjektiviteti ekziston edhe gabimi, ekziston gabimi i një njeriu që është arbitri. Por unë nuk do të hyj në këtë, besoj dhe jam i sigurt që në fund të sezonit ekipi më i mirë do të fitojë kampionatin".

Lexo më tejJo vetëm ndaj Veronës, AIA pranon gabimet që favorizuan Inter: "Goli i Arnautovic ndaj Genoa duhej anulua"

INTER I FAVORIZUAR?

Marotta i kthen mbrapsht akuzat për favorizim dhe përsërit në disa raste se Inter është në krye me meritë: "Unë jam këtu për të bërë një bilanc, sepse pas gjashtë muajsh është e drejtë të bëhet. Mendoj se është e drejtë të njohim meritat e Inter, se është me meritë i pari në Serie A. Rezultati i një kulture pune të aplikuar intensivisht, e një ndjenje të madhe përkatësie nga ana e trajnerit, e lojtarëve e soliditetit nga ana e klubit, e një trashëgimie të padiskutueshme të përfaqësuar nga tifozet tanë. Statistikat ndonjëherë ndihmojnë për të vlerësuar objektivisht faktet, e ato thonë që jemi të parët me 48 pikë, 15 fitore, vetëm një disfatë, golavarazhin më të mirë, sulmin më të mirë, mbrojtjen më të mirë. Do të thotë që jemi me autoritet në krye të tryezës".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI