Flash

Brazili zgjedh trajnerin e ri, është Dorival Junior: "Realizimi i një ëndërre"

Lapsi.al 8 January 2024
Brazili zgjedh trajnerin e ri, është Dorival Junior: "Realizimi i

Dorival Junior, ish-trajneri i Flamengos (me të cilin fitoi Libertadores në vitin 2022) dhe trajneri aktual i Sao Paolo, është tekniku i ri i Brazilit. Ai do të marrë vendin e lënë bosh nga Diniz, që e kishte marrë detyrën në mënyrë të përkohshme. Diniz u shkarkua nga Seleçao pas vetëm 6 muajsh dhe 6 ndeshjesh të luajtura.

Trajneri 61-vjeçar Dorival Junior pranoi propozimin e presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues. Dorival ia komunikoi vendimin e tij bordit drejtues të San Paolo, me të cilën zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore. Asistentët Lucas Silvestre (djali i tij) dhe Pedro Sotero do të qëndrojnë te San Paolo, derisa bordi i drejtorëve të gjejë një zëvendësues. Më pas do të kalojnë edhe ata te “Seleçao”.

Lexo më tejBrazili mbetet fare pa trajner, shkarkohet edhe Diniz: pas anashkalimit nga Ancelotti, ja kush synohet për pankinën

“Është realizimi i një ëndrre personale, që u bë e mundur vetëm sepse mora mirënjohjen për punën e bërë te San Paolo. Për këtë më duhet t'ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë periudhë të rëndësishme rindërtimi, të udhëhequr me kompetencë nga presidenca dhe këshilli. Falë investimeve në infrastrukturë dhe projekte të viteve të fundit, klubi është gati të mirëpresë profesionistët më të kualifikuar në treg. Gjithashtu dua të falënderoj tifozët për gjithë dashurinë dhe mbështetjen e tyre”, tha Dorival Junior në një mesazh social të klubit paulist.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI