Flash

Vidal mesazh për Sanchez: "Ik nga Inter, Inzaghi nuk të do aty. Luan Mkhitaryan, do vras veten"

Lapsi.al 8 January 2024
Vidal mesazh për Sanchez: "Ik nga Inter, Inzaghi nuk të do aty.
“Alexis, nëse po më dëgjon, të lutem largohu nga Interi”. Ky është apeli i bërë nga ish-lojtari i zikalërve, Arturo Vidal, ndaj bashkatdhetarit dhe mikut të tij Sanchez: “Nuk duhej të kthehej më te Inter, madje i thashë – gjëmoi kiliani në transmetim të drejtpërdrejtë të Tëitch, përmes profilit të tij –. Duhet të shkojë të luajë aty ku mund të argëtohet, aty ku e duan shumë. Ai është i lumtur vetëm nëse luan, pra nuk është i lumtur. Shokët e tij nuk janë më të mirë se ai, por trajneri thjesht nuk e do, përndryshe si mund ta futësh kur kanë mbetur 9 minuta? Luan Mkhitaryan dhe jo Alexis, si është e mundur? Dua të vras veten kur mendoj diçka të tillë". Qëndrim shumë i ashpër i mbajtur nga Arturo Vidal në lidhje me përdorimin e pakët të Alexis Sanchez me fanellën e Inter. E në lidhje me këtë, sulmi i mesfushorit kilian fokusohet mbi Henrick Mkhitaryan. "I thashë të shkonte në një klub tjetër, por ai është kokëfortë. Ai duhet të luajë si titullar në këtë ekip. Më shqetëson që gjërat janë kështu, si mund të mbash Sanchez jashtë? Sa inat më vjen". Dhe përsëri: "Lautaro? Një sulmues i mirë, por si mund të mos luajë Sanchez për Inter? Unë do të preferoja ta shihja atë te River më mirë se te Inter”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Chiamarsi Bomber (@chiamarsibomber)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI