Flash

Rummenigge: "Stadiumi i Bayern pa Beckenbauer nuk do të ishte, e dua aty ceremoninë"

Lapsi.al 8 January 2024
Rummenigge: "Stadiumi i Bayern pa Beckenbauer nuk do të ishte, e dua

"Kur Beckenbauer hynte në një dhomë, kishte një dritë ndryshe". Kështu ka dashur ta kujtojë Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, një nga legjendat më të mëdha të futbollit gjerman. Beckenbauer nuk është më, pasi ndërroi jetë të dielën më 7 janar pas një sëmundjeje të gjatë. "Për mua Franz ishte lojtari më i mirë në historinë tonë - vazhdoi Nagelsmann -. Mënyra se si ai e interpretoi rolin ndryshoi mënyrën se si ne luajtëm". Tekniku i Die Manchaft nuk është i vetmi në konsideratën për Kaizerin, sepse nga Rummenigge e deri te Ministri Soder kanë qenë unison.

NGUSHËLLIMET

E gjithë Gjermania është në zi: "Bota e Bayern nuk është më ajo që ka qenë gjithmonë - shkruan klubi bavarez -. Papritmas është më e errët, më e varfër. Pa Kaizerin ky klub nuk do të ishte bërë kurrë ai që është". Por vlerësimi dhe dashuria erdhën edhe nga klubet rivale: “Borussia Moenchengladbach mban zi për vdekjen e një prej kampionëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, shkruan Gladbach, duke publikuar një foto të Beckenbauer me Gunter Netzter, me të cilin në vitet 1970 kanë qenë sfida të paharrueshme.

Në faqen e saj zyrtare, Dfb thekson se Kaiser "është figura kryesore e futbollit gjerman. Si lojtar ka veshur fanellën e kombëtares 103 herë, në 50 raste ka qenë kapiten". Edhe drejtori sportiv i Dfb, Rudi Voeller, shprehu mendimin e tij për humbjen e madhe: "Franz ishte frymëzimi për më shumë se një brez futbollistësh. Ai do të mbetet gjithmonë drita e futbollit gjerman".

Ministri bavarez, Markus Soder, në vend të kësaj tha se kishte mësuar për vdekjen e Beckenbauer dhe ndjeu "trishtim të thellë. Mund të them se ai ishte kampion si lojtar, trajner dhe mbi të gjitha si njeri". I trishtuar Uli Hoeness, i cili e kishte njohur prej një jete: "Franz ishte personaliteti më i madh që ka pasur ndonjëherë Bayern. Thjesht i paharrueshëm. Ai ishte një mik, një dhuratë për të gjithë ne. Pusho në paqe".

Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Kaizerit i është bashkuar edhe Rummenigge: "E gjithë bota e futbollit qan mikun tonë Franz. Bayern duhet të organizojë një ceremoni lamtumire në stadiumin që, pa të, nuk do të kishte qenë kurrë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI