Flash

Egnatia snajper, Partizani me breshëri: ja skuadrat më ofensive të kampionatit

Lapsi.al 9 January 2024
Egnatia snajper, Partizani me breshëri: ja skuadrat më ofensive

Shifrat e statistikat janë të rëndësishme kur është luajtur gjysma e kampionatit të Superiores. Në vigjilje të nisjes këtë fundjavë të fazës së tretë të sezonit 2023/2024, është e drejtë të bëhet një analizë. Përsa i përket ecurisë të dy fazave të para është bërë një analizë e detajuar dhe janë nxjerrë disa të dhëna interesante që kanë të bëjnë me fazën ofensive dhe defensive. Egnatia është skuadra që ka bërë më mirë deri më tani në këtë edicion dhe ka krijuar një avantazh prej gati dy ndeshjesh ndaj kundërshtarit më të afërt në renditje, Partizani.

Megjithatë ky nuk është një tregues i drejtpërdrejtë, pasi në këtë sezon edhe pse skuadrat kanë hasur shumë pengesa, nga ana tjetër surprizat kanë qenë të shumta. Një nga arsyet kyresore që ndikon drejtpërdrejtë në performancën e ekipit është ndryshimi i trajnerit, pasi në këtë formë skuadra ndryshon mënyrën e lojës.

SHIFRAT OFENSIVE

Pavarësisht se kryeson kampionatin, Egnatia nuk është skuadra që ka më shumë gjuajtje gjatë një ndeshje. Partizani kryeson me 12.35, i ndjekur nga Dinamo me 11.65, por Egnatia është skuadra që ka përqindjen më të lartë të saktësisë përsa i përket gjuajtjeve drejt portës.

Në 40% të rasteve rrogozhinasit kanë goditur portën. Dy sulmuesit e Egnatias, Vüsal Isgandarli (59%) dhe Gytis Paulauskas (52%) janë lojtarët që e ndihmojnë më shumë skuadrën, që ka regjistruar këtë statistikë të rëndësishme pas përfundimit të dy fazave të para.

Pas Egnatias, vijnë Tirana dhe Partizani me 37.8% të gjuajtjeve drejt portës gjatë një ndeshje.

Skenderbeu është skuadra që gjuan më pak me 8.9 goditje për ndeshje dhe ka përqindjen më të ulët të gjuajtjeve në kuadrat 29.6%. Një në tre gjuajte e dërgojnë në kuadrat Teuta dhe Vllaznia, që së bashku me Skënderbeun mbyllin renditjen me përqindjen më të ulët të goditjeve në portë.

MBROJTJET E SKUADRAVE

Në fazën defensive, skuadrat që kanë bërë më mirë në dy fazat e para të kampionatit janë Laçi dhe Vllaznia, që kanë marrë respektivisht 9.1 dhe 9.25 goditje drejt portës për ndeshje. Ndërsa dy skuadrat që pësojnë më shumë gjuajtje drejt portës për ndeshje janë Kukësi me 14.18 goditje dhe Teuta me 12.13.

Këto të dhëna mund të ndryshojnë sërish në dy fazat e mbetura të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe një ndikim shumë të madh do të ketë merkato dimërore.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI