Flash

Hila, ikja me konsensus nga Tirana e firma me Elbasanin: Ahmataj vazhdon përpara me dy lojtarë më pak

Lapsi.al 9 January 2024
Hila, ikja me konsensus nga Tirana e firma me Elbasanin: Ahmataj vazhdon

“KF Tirana njofton ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit me mesfushorin Ardit Hila. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Hilen për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”. Pak fjalë për të zyrtarizuar një largim që tashmë ishte i ditur. Lojtari kishte pakënaqësitë e tij, më së shumti financiare, klubi e konsideroi problematik në sjellje. Mesfushori sidoqoftë nuk u tërhoq nga pozicioni i tij, i fortë edhe nga akordi verbal me Elbasanin.

Në këtë pikë, edhe pse nuk mundet të bëjë përforcime për të kompletuar të paktën të larguarit, për shkak të detyrimeve që duhet të paguajë për të zhbllokuar merkaton, Tirana vendosi ta lejojë 31 vjeçarin të vazhdojë karrierën e tij diku tjetër. Tani tekniku Julian Ahmataj duhet të bëjë llogaritë me dy lojtarë më pak në organikë, për gjysmën e dytë të sezonit. E fatkeqësisht për të, si Hasani ashtu dhe Hila, të dy titullarë.

Lexo më tejTirana nuk paguan, merkato mbetet e bllokuar: Hila ikën, Ahmataj duhet tia dalë me ata që ka

Hila ka zgjedhur të transferohet te Elbasani, në Kategorinë e Parë, me klubin e vendlindjes së tij që aspiron rikthimin në Superiore. Verdheblutë janë aktualisht në vendin e dytë që të ngjit direkt, me 36 pikë -3 nga kryesuesit e Bylis. Një zbritje në nivel për nënkampionin e vendit, por që ngushëllohet me pagesat e sigurta.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI