Flash

Raiola tërbon milanistët: "Donnarumma nuk ka të krahasuar me Maignan"

Lapsi.al 9 January 2024
Raiola tërbon milanistët: "Donnarumma nuk ka të krahasuar me

Donnarumma e Maignan ka qenë krahasimi që ka shoqëruar tifozët e Milan, që pas divorcit të dhimbshëm me italianin, që zgjodhi firmën me PSG. E tani, i ftuari i programit Dazn “Croquetas”, Enzo Raiola, menaxheri i Gigio Donnarumma, I ka hedhur benzinë zjarrit. Për të nuk ka dyshime, klienti i tij është portieri më i mirë në botë dhe krahasimi me pasuesin e tij te Milan Mike Maignan nuk qëndron.

"Pronësia nuk donte të priste, e kuptueshme, ata bënë një zgjedhje si ne bëmë tonën - deklaroi ai, duke kujtuar lamtumirën si transferim i lirë në verën e 2021 -. Maignan po bën shumë, shumë mirë dhe është edhe titullar në kombëtaren franceze. Një portier që me të vërtetë bëri diçka të rëndësishme si impakt i parë në Itali. Por sot nuk do të thosha se ka pasur përmirësim te Milan në krahasim me Donnarumma... Nuk dua të ekzagjeroj, por unë mendoj se Gigio nuk është vërtet i krahasueshëm në këtë moment. Ai është portieri më i mirë në botë, të gjithë trajnerët e portierëve e kanë thënë këtë. Për ta, Gigio është një talent përtej mundësive të kujtdo. Kur ishte 17 vjeç, Real Madrid e donte, ai pa dhomën e trofeve të Blancos dhe tha jo për Milan”.

Lexo më tejPagliuca, ish-portieri i Inter mbron Donnarumma e kritikon Maignan: "Mbrohet nga shtypi"

Gjatë intervistës, Raiola foli edhe për një tjetër ish-lojtar të Milan dhe klientin e tij historik, Mario Balotelli, tani me turqit e Adana Demirspor. Sulmuesi sidoqoftë është jashtë që nga fundi i nëntorit pas një operacioni në gju: “Nuk shkoi mirë te Monza dhe Brescia. Në Itali tani të gjithë mendojnë se nëse nuk pati sukses atje, nuk do të ketë sukses as diku tjetër. E ndërkohë më pyesin për të nga e gjithë bota", e mbylli Raiola.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI