Flash

"Unë do isha përjashtuar për shumë më pak": Balotelli zemëron interistët dhe bën 'leckë' mbrojtësin Dimarco

Lapsi.al 9 January 2024
"Unë do isha përjashtuar për shumë më pak":
Mario Balotelli duhet t'i ketë zemëruar interistët kur foli për TvPlay dhe shprehu mendimin e tij për atë që ndodhi në Inter-Verona. Sulmuesi ka komentuar kontaktin mes Bastoni dhe Duda e deri te qëndrimi i Dimarco, i cili festoi në fytyrën e kundërshtarit pas penalltisë së humbur nga Henry.

BALOTELLI I BËN MORAL DIMARCO

Mario Balotelli ishte i ftuar dje në Vox to Box, një program i transmetuar në TvPlay. Padyshim atij iu kërkua mendimi për atë që ndodhi në Inter-Verona. Gjëja e parë që Supermario nënvizoi ishte qëndrimi i pahijshëm i Federico Dimarco, pas penalltisë së humbur të Henry, që rezultoi me kërcënime me vdekje për lojtarin e Veronas. Lexo më tejMoviola di Inter-Verona, Cesari ngel në klasë arbitrin e VAR: "Goli duhej anulluar, penalltia e drejtë" Balotelli në lidhje më këtë situatë tha: “Festimi i Dimarco është absurd. Nuk mund të sillesh në këtë mënyrë, nuk festohet në fytyrën e askujt”.

OPINIONI MBI KONTAKTIN DUDA-BASTONI

Nuk mund të mungonte një pyetje për rastin më të debatuar të momentit: kontakti Bastoni-Duda në golin e fitores së Frattesi. Për këtë Balotelli nuk ndryshon nga ajo që thonë shumica dërrmuese e ekspertëve: "Faulli i Bastoni ndaj Duda është flagrant. Nuk është një ndërhyrje e dhunshme, nuk e dëmton kundërshtarin, por është një faull flagrant. Është një ndërhyrje me topin larg. Unë jam përjashtuar për shumë më pak. Ky është faull për të kuq, pikë. Për faullin e Bastonit, ose nuk e kuptuan ose nuk i dinë rregullat".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI