Flash

E ofendoi indirekt, Osimhen shpërthen kundër menaxherit të Kvara: "Idiot, copë plehre!"

Lapsi.al 10 January 2024
E ofendoi indirekt, Osimhen shpërthen kundër menaxherit të Kvara:

Ashtu siç pritej, ka mbërritur përgjigja e Victor Osimhen ndaj menaxherit të Khvicha Kvaratskhelia. Mamuka Jugeli, që të marten, foli për të ardhmen e nigerianit, duke thënë se me siguri do të largohet nga Napoli në verë, duke e ofenduar indirekt. E përgjigja e Osimhen ishte e ashpër. Një tjetër rast i nxehtë e një tjetër problem për Napolin: "I dashur Mamuka Jugeli - ka shkruar Osimhen në profilin e tij në Instagram - je një copë plehre dhe një turp. Më vjen turp nga mënyra jote e të menduarit o idiot! Mbaje emrin tim larg nga goja jote!".

ÇFARË THA JUGELI

Për të kontekstualizuar fjalët e Osimhen, duhet kthyer te intervista që Jugeli i ka dhënë bashkatdhetarit të tij Tsotne Klinkladze për Sport1 Georgia. Në bisedë menaxheri i Kvara tha fjalë për fjalë: "Osimhen ka nënshkruar një kontratë të re, por a mendoni vërtet se do të luajë për Napolin gjatë gjithë karrierës së tij? Po e them tani, ai do të shkojë të luajë në Arabinë Saudite në verë. Napoli e rriti kontratën e Osimhen, por Khvicha nuk do të pranonte një transferim te sauditët edhe nëse do t'i ofronin një miliardë euro. Ai ndoshta do të pranonte të luante për Real Madrid, Bayern Munich, Barcelonën ose Manchester City. Khvicha ka vullnet dhe objektiva të tjerë. Ai dëshiron të jetë i suksesshëm, dhe ai tashmë po e arrin".

Lexo më tej: Video/ Iku më herët nga Napoli, Osimhen feston në një klub nate në Nigeri: hedh para false mbi njerëzit

MESAZHI PËR NAPOLIN

Fjalë të rënda, që nënkuptojnë një luftë të brendshme, të lidhur me çështjet kontraktuale, me dëshirën për të peshuar rinovimin e kontratës së Osimhen duke e krahasuar atë me situatën e klientit të tij. Gjeorgjiani ende sot ka një pagë identike me atë të rënë dakord në kohën kur mbërriti te Napoli, që është 1.5 milionë në sezon. Shumë larg nga 10 që përfiton tashmë nigeriani. Një mesazh, ai i Jugeli, mbi të gjitha për shoqërinë, duke përdorur Osimhen.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI