Flash

I mori shtyllat përpara, aksident i frikshëm për Demba Seck: 22 vjeçari refuzoi të vizitohej në spital

Lapsi.al 10 January 2024
I mori shtyllat përpara, aksident i frikshëm për Demba Seck: 22

Natë frike për Demba Seck, futbollistin e Torinos dhe kombëtares senegaleze, i cili u përfshi në një aksident automobilistik rreth orës 3 të mëngjesit të 10 janarit. Mercedesi, me të cilin po udhëtonte sulmuesi, u përplas me shtyllat ndriçuese në anë të rrugës. Ndihmë për të ishte e menjëhershme, me ndërhyrjen e policisë rrugore dhe zjarrfikësve. Seck doli i padëmtuar nga makina e tij, por kur iu kërkua transferimi në spital për kontrolle të mëtejshme, ai refuzoi.

Sulmuesi i lindur në vitin 2001, i rritur në ekipin e të rinjve të SPAL, mbërriti në Torino vetëm dy vjet më parë, në janar 2022. Seck u përfshi në një përplasje të dhunshme në kryeqytetin e Piemontes pranë Via Pietro Cossa. Mercedesi me të cilin po udhëtonte humbi kontrollin, duke u përplasur me shtyllat e dritave, duke rrëzuar dy prej tyre dhe duke pësuar dëme të konsiderueshme. Në vendin e aksidentit ka mbërritur Brigada e Zjarrfikëses për të bërë të sigurt pjesën e dëmtuar të rrugës dhe Rrugorja ka nisur hetimet e para. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen.

Demba Seck mori gjithashtu ndihmën e parë, por kur iu kërkua të shkonte në spital për kontrolle të mëtejshme duke pasur parasysh shkallën e aksidentit, lojtari nuk pranoi të hipte në ambulancë. Nuk është hera e parë që lojtarët Granata përfshihen në aksidente rrugore. Në fund të nëntorit mbrojtësi Mergim Vojvoda u përfshi në një aksident rrugor në Corso Galileo Ferraris në Torino, përsëri me një Mercedes, në atë rast pa pasoja.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI