Flash

Video/ Gjimshiti feston në San Siro: Atalanta 'flak' Milan nga Kupa e Italisë

Lapsi.al 10 January 2024
Video/ Gjimshiti feston në San Siro: Atalanta 'flak' Milan nga
Atalanta erdhi nga disavantazhi për të mposhtur Milan 2-1 e për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Bergamaskët tani do të përballen me Fiorentinën. Në San Siro, kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 45' me Rafa Leao pas një kombinimi me Hernandez në të majtë. Por para pushimit Milan pësoi golin e barazimit nga Koopmeiners. Në fillim të pjesës së dytë holandezi përfundoi rikthimin nga pika e parë pas një faulli të Jimenez ndaj Miranchuk. Një avantazh që Atalanta e ruajti deri në fund. Atalanta bën goditjen në San Siro, duke mposhtur Milan 2-1. Gjimshiti (90 minuta në fushë) e të tjerët do të përballen tani me Fiorentinën në gjymsëfinale. Ashtu siç pritej, ishte një ndeshje plot emocione, nga të dyja palët. Milan ishte më mirë në pjesën më të madhe të pjesës së parë, por pastaj vuajti organizimin e Atalanta. Zikaltrit morën guxim në vazhdimin e ndeshjes dhe legjitimuan suksesin në pjesën e dytë. Lexo më tej: Video/ 'Luftë' në derbi e Lazio në ekstazë: sherr në fund e tre të kuq, Sarri në gjysëmfinale të Kupës së Italisë Djalli kaloi në avantazh me Leao në minutën e 45' të pjesës së parë. Atalanta reagoi menjëherë dy minuta më vonë falë një goditje me të djathtën nga Koopmeiners. Në pjesën e dytë Koopmeiners goditi sërish, këtë herë me penallti pas një ndërhyrje të Jimenez ndaj Miranchuk. Gasperini u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë për shkak të protestave, por e sheh veten në katër më të mirët e Kupës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI