Flash

Sven-Goran Eriksson, zbulimi i trishtë: "Kam kancer, më mbetet vetëm një vit jetë"

Lapsi.al 11 January 2024
Sven-Goran Eriksson, zbulimi i trishtë: "Kam kancer, më mbetet

Sven-Goran Eriksson vuan nga kanceri. Ka qenë vetë ish-trajneri i Lazios dhe i Anglisë që e ka treguar sëmundjen e tij për një radio suedeze: "Të gjithë e kuptuan që nuk isha mirë, e mendonin se ishte kancer dhe ashtu është. Më duhet të luftoj sa të mundem". 75-vjeçari suedez shpjegoi edhe prognozën e dhënë nga mjekët: "Në skenarin më të mirë një vit ose edhe më shumë, në rastin më të keq edhe më pak. Në realitet askush nuk mund të jetë i saktë me siguri, është më mirë të mos mendosh për këtë. Mund ta gënjesh disi trurin, të mendosh pozitivisht dhe t'i shohësh gjërat në mënyrën më të mirë, duke mos u humbur në fatkeqësi, sepse kjo është padyshim më e madhja nga të gjitha. Por megjithatë duhet marrë diçka e mirë edhe nga kjo përvojë."

SI E MËSOI PËR SËMUNDJEN?

Eriksson në karrierë fitoi titullin me Lazion në sezonin 1999-2000 (si dhe një Kupë Kupash, një Superkupë UEFA, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë). Ai gjithashtu mbajti rolin e drejtorit teknik te Roma, Fiorentina dhe Sampdoria. Eriksson zbuloi se kishte kancer në valët e radios suedeze P1, pa fshehur asgjë: "U shemba pa ndjenja papritur teksa po bëja një vrapim pesë kilometra. Pas një konsulte mjekësore zbulova se kisha pasur një goditje në tru dhe se tashmë kisha një tumor. Nuk e di prej sa kohësh, ndoshta një muaj, ndoshta një vit".

Vitin e kaluar Eriksson dha dorëheqjen si drejtor sportiv i Karlstad Football për shkak të problemeve shëndetësore: "Kam zgjedhur të kufizoj detyrat e mia publike, për shkak të problemeve shëndetësore që po hetoj," tha ai.

TRAJNERI I PARË I HUAJ I ANGLISË

Gjatë karrierës së tij Eriksson gjithashtu fitoi dy kampionate suedeze, një Kupë UEFA dhe një Kupë kombëtare me Goteborgun si dhe tre tituj të ligës portugeze, një kupë kombëtare dhe një superkupë portugeze me Benfikën. Përvojat e tij përfshijnë edhe rolin e trajnerit të Anglisë nga viti 2001 deri në 2006, duke u bërë i huaji i parë që mori drejtimin e Tre Luanëve. Më pas ai drejtoi për një sezon Manchester City (2007-08). Përvoja e tij e fundit si trajner ishte në vitin 2019 si trajner i Filipineve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI