Flash

Arbitrat çdo javë më të kritikuarit, Jareci optimist pas testeve: "Përmirësojmë problematikat"

Lapsi.al 11 January 2024
Arbitrat çdo javë më të kritikuarit, Jareci optimist pas

Gjithnjë në shënjestër të kritikave, edhe arbitrat janë protagonistët e këtij sezoni të kampionateve kombëtare. VAR ndoshta ka ndihmuar për të ulur numrin e rasteve të kontestueshme, por kurrësesi nuk kanë shpëtuar arbitrat nga akuzat. Tashmë edhe më të përqendruara te qëllimshmëria, duke qenë se pas tyre është teknologjia, që duhet të ishte ndihmë. Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, është mësuar prej vitesh të durojë presionin që ekziston mbi arbitrimin, por pas testeve në vigjilje të rifillimit të kampionateve duket optimist.

Për dy ditë më radhë “Shtëpia e Futbollit”, në fakt, priti 70 arbitra dhe asistentë të kampionatit shqiptar të cilët iu nënshtruan testeve fizike dhe seminareve teorike. Me qëllim përmirësimin e nivelit të arbitrimit si dhe zgjerimin e njohurive, në seminarin teorik të sotëm ishte i ftuar edhe drejtori i IFAB, David Elleray. Anglezi vjen në rolin e instruktorit të UEFA dhe është personi i cili përgjigjet për performancën e arbitrave shqiptarë në UEFA.

Sidoqoftë, testet fizike dhe seminaret teorikë që iu nënshtruan arbitrat dhe asistentët, nën mbikëqyrjen e Sektorit të Arbitrimit në FSHF, kanë lënë të kënaqur shefin e tyre Jareci. “Gjendja duket optimale, që tregon që arbitrat vazhdojnë dhe stërviten sistematikisht duke ndjekur programin që preparatorët atletikë vënë në dispozicion të tyre. Pjesë të seminarit do të jenë të gjitha problematikat e fazës së parë të kampionatit duke përfshirë edhe disa tema te tjera", shpjegoi Jareci, duke shtuar se janë diskutuar e analizuar edhe situata të ndryshme të ndodhura përgjatë dy fazave të para të kampionatit.

https://youtu.be/3DcaY-6TmBs

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI