Flash

I ngulin thikën një tifozi: ultrasit e Lazios sulmojnë ata të Romës në një pub në mesnatë

Lapsi.al 11 January 2024
I ngulin thikën një tifozi: ultrasit e Lazios sulmojnë ata

Sulm i dhunshëm i një grupi tifozësh të Lazios në një lokal të frekuentuar zakonisht nga mbështetësit e Romës, pas derbit të mbrëmshëm në çerekfinalen e Kupës së Italisë në Olimpico. Të armatosur me shkopinj, ata kanë dëmtuar orenditë dhe kanë goditur me thikë një person, i cili kishte ndërhyrë së bashku me pronarin për t'i bllokuar. Ai ka mbetur i plagosur në bark dhe është shtruar në terapi intensive. Lajmi i mirë është se ai nuk është në gjendje kërcënuese për jetën. Episodi ndodhi rreth mesnatës në një lokal në Viale Angelico, jo shumë larg stadiumit. Policia ka nisur hetimet.

Rrëmuja kanë ndodhur edhe jashtë stadiumit Olimpico, ku pas ndeshjes kishte pasur trazira. Dy grupe prej rreth dyqind tifozësh verdhekuq u përpoqën disa herë të arrinin në Ponte Milvio për tu konfrontuar me tifozët e Lazios. Pati hedhje gurësh e shkopinjsh në drejtim të policies, që i shpërndanë duke u kundërpërgjigjur.

Lexo më tejBrazili zgjodhi trajner, Mourinhos i mbeti vetëm Roma: Friedkin japin aprovimin për rinovimin

Dy maxhorenë e një minoren janë tre tifozët verdhekuq të arrestuar mbrëmë nga policia. Ata u denoncuan për plagosjen e një zyrtari publik dhe mbajtjen e objekteve të aftë për sulme në aktivitete sportive. Dy roje sigurie u plagosën në tentativë për të ndaluar një sherr mes disa tifozëve të Lazios dhe Romës mbrëmë brenda stacionit të metrosë Flaminio pas ndeshjes në Olimpico. Dy rojet e sigurisë u dërguan në spital me kodin e verdhë, pasi pësuan dëmtime të lehta.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI