Flash

Video/ Mund të kishte humbur edhe jetën, Bove goditet nga një shishe birre: ja çfarë rrezikon Lazio

Lapsi.al 11 January 2024
Video/ Mund të kishte humbur edhe jetën, Bove goditet nga një
Derbi i Kupës së Italisë i fituar me meritë nga Lazio falë penalltisë së Mattia Zaccagni, u njollos nga një episod shumë i shëmtuar dhe i rrezikshëm. E këtu nuk kanë të bëjnë fare përplasjeve jashtë stadiumit. Ngjarja ndodhi nën sektorin e tifozëve bardhekaltër dhe protagonist u bë Edoardo Bove. Mesfushori i Romës u godit nga një shishe e hedhur nga tribuna, që nëse do ta kishte kapur në kokë mund t'i kishte shkaktuar dëme të pariparueshme.

EPISODI

Në minutën e 76', Mourinho largoi Bove nga fusha, duke hedhur në fushë El Shaarawy. 21 vjeçari po dilte nga ana e tribunës Tevere kur u godit nga një shishe birre e hedhur nga tifozët e Lazios. Asnjë dramë nga mesfushori që eci nëpër fushë dhe shkoi për t'u mjekuar në pankinë nga stafi mjekësor i Romës.

ÇFARË RREZIKON LAZIO?

Një episod i shëmtuar në një mbrëmje fantastike për Lazio. Aksidenti i rëndë nuk do të ketë pasoja mbi ndeshjen. Asnjë humbje në tavolinë për skuadrën e teknikut Sarri që po shijon kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Megjithatë, ky episod rrezikon skualifikimin e fushës me një ose më shumë ndeshje, që do të luhen me dyer të mbyllura. Gjithçka do të varet nga ajo që arbitri Orsato ka shkruar në relacion. Ndërkohë Roma pret raportin dhe vendimet e autoriteteve. Lazio po bashkëpunon me sigurinë për të identifikuar përgjegjësit për gjestin e tmerrshëm.

FJALËT E BOVE

Edoardo Bove u vlerësua nga shumë për shmangien e dramës (në rast të paaftësisë së tij për të vazhduar ndeshjen, Lazio do të rrezikonte të humbiste në tavolinë, red.). Mesfushori foli për episodin pas ndeshjes për Sky Sport: “E kam përjetuar në mënyrë normale, më hodhën një shishe birrë në kokë dhe më goditën. Nuk e kam menduar se është me vend që të shkaktohen polemika të tepruara apo skena. Do të ndërhyjnë organet kompetente sepse nuk mendoj se është normale. Megjithatë, unë preferoj të flas për gjërat në fushë”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI