Flash

Kupa e Afrikës, shfaqen dronët spiun: Algjerisë iu përgjuan taktikat, nisin arrestimet e pilotëve

Lapsi.al 11 January 2024
Kupa e Afrikës, shfaqen dronët spiun: Algjerisë iu përgjuan
Kupa e Kombeve Afrikane do të fillojë të shtunën më 13 janar dhe skuadrat po përfundojnë seancat e tyre stërvitore në përpjekje për të triumfuar. Por pak ditë para fillimit të turneut, shpërthen 'dron gate'. Spiunimi i Algjerisë u bë publik, por janë disa kombëtare që janë shqetësuar nga dronët spiun. Bregu i Fildishtë-Guinea Bisau do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Kombeve të Afrikës. Kontinenti i zi është i emocionuar e mezi pret të shohë të preferuarit e tyre në veprim, por ka edhe disa situata të pakëndshme për t'u marrë parasysh. Një nga këto është ajo që ka të bëjë me dronët spiun. Në fakt, dronët janë kapur duke fluturuar mbi fushat stërvitore të disa ekipeve kombëtare me qëllimin për të spiunuar taktikat dhe çdo gjë tjetër që është e dobishme për kundërshtarët. Për të përballuar këtë situatë u vendos që të dënoheshin me arrest pronarët e dronëve.

U SPIUNUA ALGJERIA

Shtypi solli në vëmendje çështjen algjeriane. Kombëtarja e Bennacer u spiunua nga një dron i cili e detyroi trajnerin algjerian të ndërpresë seancën. Pas denoncimit ka ndërhyrë policia dhe është arrestuar pronari i dronit. Për momentin nuk dihet arsyeja e këtij “spiunimi” dhe hipoteza është ajo e punësimit edhe nga kombëtarja kundërshtare e algjerianëve apo nga disa media vendase. Sidoqoftë, fakt është se dronët spiun po terrorizojnë kombëtaret afrikane.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI