Flash

Skandale, tradhëti e...trekëndësh dashurie: Kyle Walker e lë gruaja pas 14 vjet martesë

Lapsi.al 11 January 2024
Skandale, tradhëti e...trekëndësh dashurie: Kyle Walker e lë

Pas shumë herë tërhiq e mos e këput, tradhtive, faljeve, skandaleve dhe afrimeve, ka ardhur fjala fund në martesën mes mbrojtësit të kombëtares angleze dhe Manchester City, Kyle Walker dhe ish-bashkëshortes së tij, tashmë Annie Kilner. Këtë e ka bërë të ditur gruaja, e cila në një histori në Instagram ka kërkuar respekt dhe privatësi për të dhe tre fëmijët që ka me futbollistin.

Privatësi që duket se nuk respektohet fare, duke qenë se në Angli ndërkohë po lulëzojnë thashethemet për këtë çështje. Mbi të gjitha rikthimi i modeles Lauryn Goodman, e cila ka pasur një lidhje me mbrojtësin në vitin 2020, marrëdhënie nga e cila ka lindur Kairo.

NJOFTIMI I KILNER

“Fatkeqësisht, pas shumë vitesh martesë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm së bashku, kam vendosur të largohem nga Kyle”, shkroi Annie në një histori në Instagram. "Nuk dua të komentoj më tej për pozicionin. Për momentin, kërkoj që të respektohet privatësia e vetes dhe tre fëmijëve tanë të vegjël në këtë kohë të vështirë".

Lexo më tejVideo/ Fërkonte një vajzë në lokal e uli mbathjet në publik: The Sun zbulon tradhëtinë e Kyle Walker

Shumë herë 31-vjeçarja angleze e kishte falur futbollistin, si kur u kap me dy eskorta gjatë periudhës së lockdoën, apo kur pati një fëmijë me Goodman. E disa orë pas njoftimit të ndarjes, në rrjetet sociale u shfaqën të dhëna të supozuara nga ish-dashnorja e Walker.

DETAJET E ÇUDITSHME NGA GOODMAN

Në mars 2023, Goodman zbuloi se ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë, duke shtuar se babai i saj ishte një futbollist. Pas njoftimit të Annie, modelja ndryshoi biografinë e saj në Instagram: “Mummy to Kairo Walker and KW”, shkroi ajo. Sipas tabloideve britanike, inicialet KW do të nënkuptojnë se edhe fëmija i dytë i gruas ka mbiemrin Ëalker, edhe pse ajo nuk e ka konfirmuar: "Ju lutemi mos besoni gjithçka që lexoni. Dua të theksoj se fëmijën tim të dytë nuk e kam me një tjetër futbollist. Do të flas kur të vijë koha".

Ndërkohë, Walker tashmë është larguar nga shtëpia prej 2.4 milionë stërlinash që bleu me ish-bashkëshorten e tij disa vite më parë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI