Flash

Video/ Tris i Milik e perlë e Yildiz, Juventus shkatërron Frosinone e shkon në gjysmëfinale të Kupës

Lapsi.al 11 January 2024
Video/ Tris i Milik e perlë e Yildiz, Juventus shkatërron Frosinone e

Pas Fiorentinës, Lazios dhe Atalantës, Juventus është skuadra e fundit që pret biletën për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë 2023/24. Në Allianz Stadium gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e Max Allegri. Bardhezinjtë mposhtën 4-0 Frosinone dhe përgatiten për t'u përballur me Lazion në turin tjetër. Në Torino, Milik ishte protagonisti i madh i mbrëmjes. Në pjesën e parë, polaku zhbllokoi ndeshjen me penallti dhe dyfishoi rezultatin me të majtën, pas një asisti nga McKennie. Në pjesën e dytë numri 14 i Juventus shënoi një trigolësh, duke përfituar nga një gabim i Cerofolini. Polakut iu anulua edhe goli i katërt, që më pas e shënoi Yildiz, me një perlë të vërtetë pas një tjetër asisti të McKennie.

Një tjetër goleadë në Kupën e Italisë. Pas 6 golave kundër Salernitana (raundi i 1/8) një javë më parë, tani 4 kundër Frosinone në çerekfinale. Juventus fluturon në gjysmëfinale kundër Lazios i shtyrë nga trigolëshi i Milik dhe një magji e re nga Yildiz. Festa perfekte për 400 pankinat e teknikut Massimiliano Allegri me Zonjën dhe një injeksion i ri besimi për garën e titullit me Inter.

Lexo më tej: Video/ Gjimshiti feston në San Siro: Atalanta 'flak' Milan nga Kupa e Italisë

Një pjesë mjaftoi për të sistemuar çështjen kualifikim (2-0 pas 38'). Pjesa e dytë shërbeu për të përfituar nga zëvendësimet dhe për të kursyer energji në funksion të ndeshjes së kampionatit të së martës kundër Sassuolo. Frosinone, në disavantazh pas dhjetë minutash, mbetet krenare që arriti deri në çerekfinale falë fitores së bujshme në 1/8 ndaj Napolit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI