Flash

Ardian Ismajli e Virgirl Van Dijk të vetmit të pakalueshëm: Sofascore nxjerr statistikat e sezonit

Lapsi.al 13 January 2024
Ardian Ismajli e Virgirl Van Dijk të vetmit të pakalueshëm:

Fizikisht nuk ngjajnë, ekipet e tyre luajnë për objektiva të kundërta, por Ardian Ismajli e Virgil Van Dijk kanë një të përbashkët në këtë sezon: askush nuk ka mundur t'i driblojë. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është një nga lojtarët kuqezi që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Itali përgjatë këtij sezoni. Paraqitja e shkëlqyer e tij me Empolin ka marrë më në fund vlerësimin e duhur nga Sofascore.

Sipas statistikave të nxjerra nga uebsajti i specializuar për statistika, mbrojtësi kuqezi, është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani në sezonin futbollistik 2023/2024. Bashkë me të, në listën e publikuar nga Sofascore renditet edhe futbollisti i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Mbrojtësi i Empolit ka 0 driblime të pësuar edhe pse ka luajtur kundër sulmuesve si Leao, Lautaro Dybala apo Chiesa. Në renditje, Ismajli ka lënë pas qendërmbrojtësin e sapotransferuar te Tottenham Dragusin dhe Ëilliam Saliba të Arsenal. Të dy ata kanë pësuar nga një driblim, ndërsa në top 5 futet edhe Ezri Konsa i Aston Villa, që ka lejuar 2 driblime.

Lexo më tejSylvinho i teti në botë sipas IFFHS: braziliani i Shqipërisë në elitën e trajnerëve me Scaloni e Deschamps

Një vlerësim i rëndësishëm ky jo vetëm për qendërmbrojtësin Ismajli, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Ismajli ka treguar një formë fantastike dhe statistikat e Sofascore janë tashmë një motivim më shumë përpara Europianit 2024, ku Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI