Flash

Kapen 66 kg mαrijuanë në Greqi/ Arrestohet i riu grek dhe 28-vjeçarja shqiptare

Lapsi.al 13 January 2024
Kapen 66 kg mαrijuanë në Greqi/ Arrestohet i riu grek dhe

Një i ri grek dhe një shqiptare janë vënë në pranga nga autoritetet greke. Ata akuzohen si anëtarë të një rrjeti të organizuar aktiv në trafikun e drogës. Policia greke u ka sekuestruar mbi 66 kg marijuanë.

Nga hetimi policor rezultoi se personat e arrestuar kishin "detyrën" e transportimit, fshehjes, ruajtjes dhe trafikimit të sasive të kanabisit të papërpunuar brenda territorit grek dhe konkretisht në kompleksin urban të Selanikut. Nga autoritetet janë sekuestruar gjithashtu edhe 3 peshore elektronike, 3 celularë të përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme dhe 1 makinë e përdorur për transportin e drogës.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI