Flash

Ish-arbitri González fundos Barcelonën për çështjen Negreira: "E punësuan për të patur favore"

Lapsi.al 13 January 2024
Ish-arbitri González fundos Barcelonën për çështjen

Zhvillime të reja në çështjen Negreira, ish-zëvendëspresidenti i komitetit teknik spanjoll të arbitrave i cili mes viteve 2001 dhe 2018 merrte pagesa nga Barcelona përmes dy kompanive të kontrolluara prej tij. Ditët e fundit, dëshmitë e disa arbitrave dhe ish-arbitrave në Guardia Civil, e cila po heton çështjen, po ndriçojnë historinë. E ndër to, raporton El Mundo, është edhe ajo e José Luis González González, i cili arbitroi në Spanjë deri në vitin 2020. Sipas ish-arbitrit, Negreira ishte paguar nga Blaugrana "për të marrë një lloj avantazhi sportiv. I kishte bërë katalanasit të kuptonin se ai kishte një lloj fuqie mbi arbitrat".

Ka edhe më shumë, sepse në dëshminë e tij González González i përkufizon si "të padobishme" raportet e arbitrimit që djali i Negreira kishte përgatitur për Barcelonën. Pikërisht me to klubi deri më tani është përpjekur të justifikojë pagesat e bëra ndër vite, për një total prej mbi 7 milionë euro. “Ishte një procedurë e thjeshtë për të justifikuar këtë gjë. Mendimi im është se Enríquez Negreira ka pasur një marrëveshje me drejtuesit apo anëtarët e Barcelonës për të përfituar personalisht nga këto pagesa”, janë fjalët e tij të raportuara nga El Mundo.

Lexo më tej: Çështja Negreira, gjykatësi refuzon ankimimin e Barcelonës: “Korrupsion i mundshëm sistematik”

Nga një dëshmi në një tjetër. Në fjalët e arbitrit Fernando Román, del në pah fuqia e Negreira dhe djalit të tij. Román nënvizoi se Negreira impononte "respekt" sepse "ai ishte personi më i afërt me presidentin e komitetit teknik të arbitrave, Sánchez Arminio". Pastaj, arbitri shpjegoi se brenda kolektivit të arbitrave “thuhej se po të punësoje djalin e tij (që ishte përgjegjës për stërvitjen e arbitrave, red.) mund të favorizoheshe në promovime, sepse babai i merrte parasysh komentet e tij”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI