Flash

Video/ "Faleminderit Franz", Bayern Munich i bën homazhe Beckenbauer: "Gute Freunde" u dëgjua në Allianz Arena

Lapsi.al 13 January 2024
Video/ "Faleminderit Franz", Bayern Munich i bën homazhe
Momente emocionesh të mëdha në Allianz Arena para fishkëllimës së parë për Bayern-Hoffenheim. Klubi bavarez ka nderuar Franz Beckenbauer, i cili u nda nga jeta më 7 janar në moshën 78-vjeçare. Lojtarët bavarez dolën në fushë për të bërë nxemjen me fanellën ikonë numër 5 të Kaizerit. Madje, ata kishin veshur fanellat stërvitore nga epoka e ish-kampionit. Kënga e Beckenbauer, "Gute Freunde", u dëgjua në altoparlantët e stadiumit ndërsa dy skuadrat futeshin në fushë dhe u luajt edhe sa herë Bayern shënoi gol gjatë ndeshjes. Para fillimit, në mesfushë u vendos një pankartë me siluetën e Beckenbauer, ndërsa lojtarët dolën në fushë të veshur me fanella speciale me fjalët "Danke Franz" (Faleminderit Franz). Çdo fanellë u firmos pas ndeshjes së djeshme dhe do të dalë në ankand nga e mërkura e 17 janarit. Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Franz Beckenbauer. Bayern Munich u imponua 3-0 ndaj Hoffenheim për javën e 17 të Bundesligës. Musiala shënoi në minutën e 18' dhe pastaj siguroi rezultatin në të 70' me golin e dytë. Dalja me karton të kuq e Promel në të 74' vulosi fatet e sfidës, që u mbyll nga goli i Harry Kane në fund të kohës së rregullt.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI