Flash

Kapet 10 milionë $ kokαinë në Peru/ Arratiset “Baba” që furnizonte mαfiαn shqiptare

Lapsi.al 19 October 2023
Kapet 10 milionë $ kokαinë në Peru/ Arratiset

Në një operacion të gjerë i Drejtorisë Kundër Drogës së Policisë Kombëtare në Peru ka çmontuar një organizatën kriminale të njohur me nofkën “Roll Royce”. Sipas mediave vendase, operacioni i quajtur “Protokolli 2023” u krye në tre pika të njëkohshme, ku u sekuestruan 114 pako kokainë me vlerë mbi 10.4 milionë dollarë.

Drejtuesi i organizatës është identifikuar si Nicola Berishaj, alias “Baba”. Ai është një shtetas malazez, por dyshohet se vepron si emisar i trafikantëve shqiptarë të drogës. Sipas autoriteteve, mafia shqiptare është një nga më të fuqishmet në Evropën Juglindore. Sipas agjentëve të antidrogës, organizata kriminale ishte gati të eksportonte drogën përmes portit “Chalaco”.

Mes të arrestuarve është edhe Segundo Fernando Sangama Flores, i njohur ndryshe si “Chuy”, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e pakove të kokainës. Monitorimi dhe përgjimet e kryera prej disa muajsh i lejuan policisë të lokalizonte një shtëpi në Monte Rosa ku u gjetën pakot e kokainës të fshehura në një furgon të vogël. Në të njëjtën kohë, në zonën e El Sol de La Molina, u arrestua Juan Reina Sánchez, alias Caballo me mijëra euro dhe dollarë. Sipas Policisë, Reina Sánchez ishte përgjegjës për koordinimin e zonës së prodhimit të drogës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1290 euro, 3587 dollarë si dhe bizhuteri dhe dhjetëra karta me parapagesë që organizata përdorte për të komunikuar pa u zbuluar. Nga hetimi u zbulua gjithashtu se Nicola Berishaj prezantohej si përfaqësues i një kishe ungjillore për të mos ngjallur dyshime. Mirëpo, një ditë para ndërhyrjes ai është parë duke hyrë në një kafene të njohur të zonës.

Policia sekuestroi makinën që përdorte organizata. Fatkeqësisht, disa orë para operacionit, Nicola Berishaj arriti të largohet nga vendi dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas hetimeve, “Baba” kishte kryer tashmë të paktën një dërgesë droge drejt Europës së bashku me bashkëpunëtorët e në Peru.

Autoritetet vijojnë kërkimet për Berishën dhe një person kyç në organizatë, i njohur si “Doktori”, i cili u identifikua si koordinator kryesor për paketimin e kontejnerëve. Ky individ është identifikuar si Santiago Jiménez Velásquez, një njeri i besuar i quajtur "Babës". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI