Flash

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 38-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 19 October 2023
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 38-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në autostradën në afërsi të Modenas në Itali, i mori jetën një shqiptari të mërkurën. Sipas mediave italiane, viktima është Saimir Gjoka, 38 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në rrethana ende të paqarta. Në aksident u përfshinë dy makina. Nga përplasja, 38-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e tij nga mjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikëses. I plagosur mbeti edhe një 55-vjeçar i cili udhëtonte në makinën tjetër.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, autoritetet italiane zbuluan në makinën e shqiptarit një çantë të mbushur me para dhe një substancë të dyshimtë. Po ashtu në makinë me Gjokën ndodhej edhe një pasagjer që dyshohet se u arratis në fushat pranë pas përplasjes. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe janë vënë në kërkim të personit në fjalë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI