Flash

Moti i keq, pezullohet për 3 ditë lundrimi në Gjirin e Vlorës

Lapsi.al 19 October 2023
Moti i keq, pezullohet për 3 ditë lundrimi në Gjirin e

Për shkak të motit të keq, mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës e kanë të ndaluar lundrimin në datat 19, 20, 21 dhe 22 tetor duke nisur nga ora 12:00.

Drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë tre ditëve.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të jetë pas orës 06:00 të datës 22 tetor.

‘Njoftim datë 18.10.2023 për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 19-20-21-22.10.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 19-20-21-22.10.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 19.10.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 20m/s, dhe lartësi dallge deri 3.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 19-20-21-22.10.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 19-20-21-22.10.2023

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 22.10.2023.’

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI