Flash

Kush qe biznesmeni që nderoi në fjalimin e tij presidenti Makron

Lapsi.al 19 October 2023
Kush qe biznesmeni që nderoi në fjalimin e tij presidenti Makron

Krahas dekorimit të Ismail Kadaresë, fjalëve të mira që zgjodhi për Lorik Canën Presidenti i Francës Emanuel Macron nuk mungoi të falënderojë në darkën e shtruar në pallatin e brigadave një nga biznesmenët më të njohur francezë në Shqipëri Julien Roche. I ardhur në vendin tonë që në mesin e viteve '80, i gjendur këtu në momentin e ndryshimit të regjimeve, Roche krahas shumë bizneseve të tjera u bë i njohur edhe si një nga pionierët e zhvillimit të mediave private në vend. Ai ka qenë njëkohësisht themelues i revistës Klan e më pas i TV Klan, pronar i Albania Daly Neës dhe krijues ndër vite i mbi 40 kompanive në fusha të ndryshme.

Ndërmjetësues i ardhjes së shumë bizneseve në Shqipëri, Julien Roche, që e kalon prejsën më të madhe të kohës në këtë vend është njëkohësisht edhe president që prej vitit 2012 i Dhomës së Tregtisë Franko-Shqiptare.

Pikërisht për këtë angazhim të gjatë presidenti Makron tha: "Më lejoni të bëj një nderim të veçantë për bashkëatdhetarin tonë Julien Roche, i vendosur në Shqipëri që nga fillimi i viteve ‘80, simbol i gjalle i tranzicionit, President i Dhomës se Industrise dhe Tregtise France-Shqiperi, i cili është , me mbështetjen e çmuar te 2 ambasadorëve tanë, zejtar i palodhur i forcimit te bashkëpunimit tonë ekonomik, rrugë në të cilën ne duam të shkojmë shumë më përpara".

©LAPSI.AL 

[video width="876" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/vcompress_127.mp4"][/video]

Të këshilluara

Tiranë, zjarr në një apartament

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Zjarri nisi në dhomën e gjumit të një apartamenti, që ndodhet në ...

14:20

Dy të arrestuar në Korçë, zbardhen akuzat

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi njëri prej tyre përndiqte një vajzë të mitur dhe tjetri ushtroi dhunë ndaj të bijës dhe bashkëshortes. Materialet proced...

16:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI