Zjarri në ishullin Maui të Hawaii-it, me një numër paraprak të vdekjeve prej 93, është më vdekjeprurësi në historinë e SHBA që nga viti 1918, kur 453 njerëz vdiqën në Minesota dhe Wisconsin.
Sipas autoriteteve, janë ende një mijë të zhdukur dhe vetëm 3% e zonës së shkatërruar nga flakët deri më tani është kërkuar. Shefi i policisë në Maui, John Pelletier, ka ftuar popullatën t’i nënshtrohen analizave të ADN-së, për të përshpejtuar identifikimin.
Gati një javë pas zjarrit që përfshiu ishullin Maui, vetëm 2 nga 93 të vdekurit deri më tani janë identifikuar. Procesi i identifikimit të trupave pritet të jetë veçanërisht i gjatë dhe i ndërlikuar, pasi, siç thonë zyrtarët, shumica dërrmuese e trupave të djegur të nxjerrë nga rrënojat janë aq të brishtë, saqë me një prekej "shpërbëhen".