Flash

SHBA sanksionon edhe katër biznesmenë rusë

Lapsi.al 11 August 2023
SHBA sanksionon edhe katër biznesmenë rusë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj katër rusëve të lidhur me kompaninë financiare, “Alfa Group”, dhe me një shoqatë ruse të biznesit, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

Këto janë masat më të fundit ndaj elitës financiare të Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Departamenti i Thesarit tha më 11 gusht se ka sanksionuar katër burra të cilët shërbyen në bordin mbikëqyrës të “Alfa Group”, Petr Olegivich Aven, Mikhail Maratovich Fridman, German Borisovich Khan dhe Alexey Viktorovich Kuzmichev, një prej kompanive më të mëdha financiare dhe investuese të Rusisë.

Thesari ka vendosur sanksione edhe ndaj Shoqatës ruse të Punëdhënësve dhe Unionit rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve.

“Elita e pasur ruse duhet ta lirojë veten nga mendimi se mund të bëjë biznes si zakonisht, derisa Kremlini po kryen luftë kundër popullit ukrainas”, tha zëvendëssekretari i Departamentit të Thesarit, Wally Adeyemo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI