Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

U gjet e gjallë në arkivol, vdes pas një jave 76-vjeçarja

Lapsi.al 18 June 2023
U gjet e gjallë në arkivol, vdes pas një jave 76-vjeçarja

Ka ndërruar jetë gruaja ekuadoriane që u gjet e gjallë në arkivol disa orë pasi ishte shpallur e vdekur. Bella Montoya, 76 vjeç, u deklarua për herë të parë e vdekur nga një mjek në një spital në qytetin e Babahoyo javën e kaluar. Por gjatë vajtimeve të pranishmit e dëgjuan duke trokitur arkivolin e saj. Ata e hapën arkëmortin dhe panë që gruaja ishte ende gjallë. Ajo u kthye menjëherë me urgjencë në të njëjtin spital për trajtim.

Pas 7 ditësh në terapi intensive, ministria e shëndetësisë e Ekuadorit konfirmoi se ajo vdiq të premten nga një goditje ishemike. Deklarata e ministrisë shtoi se ajo kishte qëndruar nën "mbikëqyrje të vazhdueshme” teksa ishte në spital. Pas vdekjes së saj të dytë, Montoya u kthye në të njëjtën shtëpi funerali dhe u varros në një varrezë publike. Një komision ekspertësh është mbledhur nga Ministria e Shëndetësisë ekuadoriane për të shqyrtuar rastin e saj.

Fillimisht ajo u deklarua e vdekur më 9 qershor pas një goditjeje ishemike në tru. Por pas gati 5 orësh brenda, gruaja mori frymë pasi të afërmit e saj hapën arkivolin për të ndërruar rrobat e saj për funeralin. Bella Montoya nuk është i vetmi person që “ringjallet” pasi është shpallur zyrtarisht e vdekur. Në shkurt, një grua 82-vjeçare u zbulua se po merrte frymë ndërsa ishte shtrirë në një shtëpi funerali në shtetin e Nju Jorkut. Ajo ishte shpallur e vdekur 3 orë më parë në një shtëpi pleqsh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI