Flash

Kamioni përplas për vdekje 58-vjeçarin me biçikletë në Tiranë

Lapsi.al 17 June 2023
Kamioni përplas për vdekje 58-vjeçarin me biçikletë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona, për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë shtetasit:

- E. R., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital;

- B. Sh., 55 vjeç, banues në Kamzë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

- D. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin K. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitali nën kujdesin e mjekëve;

- L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Sh. A., 83 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- Sh. B., 52 vjeç, Xh. B., 30 vjeç, Z. M., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin J. D., 23 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. L., 35 vjeç, dhe R. T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë së një lokali.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI