Flash

Shkalla e papunësisë rritet për të dytin tremujor radhazi, por përsëri më e ulët se një vit më parë

Lapsi.al 17 June 2023
Shkalla e papunësisë rritet për të dytin tremujor radhazi,

Shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare shënoi një rritje të lehtë për të dytin tremujor radhazi.

Të dhënat e INSTAT treguan se shkalla zyrtare e papunësisë për tremujorin e parë të vitit u rrit në 10.9%, nga 10.8% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.

Megjithatë, shkalla e punësisë në ekonomi ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte në nivelin 11.3%.

Gjatë tremujorit të parë, treguesi i papunësisë pësoi rënie të lehtë për meshkujt, në 10.6% nga 10.7% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm, por shënoi një rritje të lehtë për femrat, në 11.1%, nga 11% që kishte qenë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas grupmoshave, papunësia shënoi rritje të ndjeshme mes të rinjve. Shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-29 vjeç u rrit në 22.5%, nga 21.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.

Shkalla e papunësisë së të rinjve vazhdon të jetë mbi dy herë më e lartë krahasuar me mesataren e ekonomisë. Pas një tendence në rënie në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe gjysmën e parë të vitit 2022, në tremujorët e fundit ky tregues paraqitet përsëri në rritje.

Shkalla e papunësisë shënoi rritje të lehtë edhe për kontigjentin më të konsoliduar në tregun e punës, atë midis 30-64 vjeç. Shkalla e papunësisë në këtë segment u rrit në 7.8%, nga 7.6% që kishte qenë një tremujor më parë.

Rritja e shkallës së papunësisë në ekonomi ka reflektuar kryesisht një rritje më të madhe të pjesëmarrjes në forcat e punës krahasuar me rritjen e nivelit të punësimit.

Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç u rrit në 67.1%, nga 66.5% që kishte qenë një tremujor më parë, duke shënuar një rekord të ri historik. Shkalla e punësimit është rritur si për grupmoshën 15-29 vjeç, ashtu edhe për atë nga 30-64 vjeç, çka tregon se tendenca e përgjithshme e punësimit ecuria e punësimit ka qenë pozitive.

Por, rritja e papunësisë i detyrohet një rritje më të lartë të shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës.

Ky tregues për tremujorin e parë arriti në 75.7%, në rritje me 0.9 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është raporti i forcës së punës (të punësuar plus të papunë punëkërkues) kundrejt popullsisë në moshë pune.

Në teori, rritja e shkallës së pjesëmarrjes në forcën e punës mund të lidhet me pakësimin e popullsisë ekonomikisht jo-aktive, si për shembull të segmentit të studentëve apo të papunëve të dekurajuar. Në fakt, sipas INSTAT, pesha e të papunëve të dekurajuar ndaj popullsisë ekonomikisht jo-aktive ra në 5% në tremujorin I 2023, nga 9.3% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.

Sipas sektorëve, duket se ndikimin kryesor në rritjen e punësimit gjatë tremujorit të dytë e ka dhënë shërbimet, me 6.3% më shumë krahasuar me një vit më parë dhe 1.4% më shumë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Ndërkohë, punësimi në industri dhe bujqësi ka shënuar rritje me bazë vjetore, por paraqitet në rënie krahasuar me fundin e vitit të kaluar. /Monitor.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI