Flash

Ç'po ndodh/ Bllokohen Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Lapsi.al 16 June 2023
Ç'po ndodh/ Bllokohen Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Nëse po përpiqeni dhe të hyni në WhatsApp, Facebook ose Instagram, por nuk po mundni, nuk jeni të vetmit. Shumë po pyesin se ç'po ndodh? Faqet e njohura sociale, të cilat janë të gjitha në pronësi të kompanisë Meta, duket se kanë disa probleme serioze.

Përdoruesit nuk mund të hyjnë në këto platformat ose të dërgojnë mesazhe. Gjithçka nisi rreth orës 20:10 të së premtes dhe mbetet ende problem. Me Facebook dhe Instagram jashtë funksionit fansat kanë nxituar në faqe të tjera për të shfryrë zemërimin dhe zhgënjimin e tyre.

Në Twitter kanë vërshuar nga përdoruesit që ankohen se nuk mund të hyjnë në shërbimet e Metës. Kompania Meta tha për agjencinë Reuters se ishte në dijeni të problemeve të saj.

“Ekipet tona inxhinierike janë në dijeni dhe po punojnë në mënyrë aktive zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur”, - tha kompania Meta.

Mijëra përdorues në faqen e internetit të gjurmimit të ndërprerjeve Downdetector.com raportuan se kishin probleme me aplikacionet e mediave sociale të kompanisë.

Më shumë se 15,000 përdorues raportuan se kishin probleme me aksesin në Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Është e sigurt se problemet kanë prekur miliona përdorues në mbarë botën që nuk e dinë se ç'po ndodh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndryshime në Policinë e Shtetit

Sektori i Veprave Kundër Korrupsionit shkrihet nëpër rrethe dhe transferohet në Policinë e Shtetit dhe në krye ketij sektori është emëruar Pëllumb Molla. Sakaq,...

16:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI