Flash

E rëndë në Mat, kishte shkuar në pyll për kërpudha, gjendet i mbytur në kanal vaditës 25-vjeçarit

Lapsi.al 16 June 2023
E rëndë në Mat, kishte shkuar në pyll për

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 23.35, të mbrëmjes së djeshme, pas njoftimit të familjarëve, se shtetasi E.GJ., 25 vjeç, kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha, dhe nuk ishte kthyer ende në banesë, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shulbatër, për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga shtrati i një kanali me ujë vaditës, i trupit të pajetë të shtetasit E. GJ., 25 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

Ndryshime në Policinë e Shtetit

Sektori i Veprave Kundër Korrupsionit shkrihet nëpër rrethe dhe transferohet në Policinë e Shtetit dhe në krye ketij sektori është emëruar Pëllumb Molla. Sakaq,...

16:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI