Flash

SPAK merr në pyetje vajzën e videos së Safet Gjicit

Lapsi.al 16 June 2023
SPAK merr në pyetje vajzën e videos së Safet Gjicit

Dalin në dritë detaje të reja nga skandali që i kushtoi shumë kryetarit të bashkisë së Durrësit, Safet Gjici. Ai ishte filmuar në duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me një vajzë. Menjëherë sapo pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK njoftoi se kishte nisur kryesisht hetimet.

Kryebashkiaku njoftoi dorëheqjen ndërsa qeveria tha se pavarësisht aktit të tij ai ishte shkarkuar nga detyra. Mediat raportojnë se pasditen e së premtes prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje vajzën që shfaqet në videon intime.

Sipas të njëjtave burime, vajza në videon që mban datën 6 qershor 2023 është me iniciale A.K, 40 vjeçe, banuese në Durrës. Është ende e paqartë se cila ka qenë dëshmia e saj. Vetë Gjici tha në njoftimin e tij të dorëheqjes se kishte pasur një lidhje intime me vajzën, por hodhi dyshime se gjithçka ishte një kurth që i kishin ngritur kundërshtarët e tij.

Për të gjitha këto aludime vajza ka dhënë dëshminë e saj. Pritet që në ditët në vijim të merret në pyetje edhe vetë Gjici. Nuk dihet ende nëse do të ngrihen akuza ndaj Gjicit. Safet Gjici u konfirmua në për një mandat të dytë në bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e 14 majit. Ai fitoi ndaj rivalitvtë tij të opozitës me rreth 2 mijë vota më shumë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndryshime në Policinë e Shtetit

Sektori i Veprave Kundër Korrupsionit shkrihet nëpër rrethe dhe transferohet në Policinë e Shtetit dhe në krye ketij sektori është emëruar Pëllumb Molla. Sakaq,...

16:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI