Flash

Shfrytëzonin një shtetase për prostitucion, 4 persona të arrestuar në Durrës

Lapsi.al 17 June 2023
Shfrytëzonin një shtetase për prostitucion, 4 persona të

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni. Në kuadër të operacionit të koduar Floëer është bërë I mundur ndalimi I katër shtetasve dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi katërmujor, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Floëer”, si rezultat i të cilit janë arrestuar shtetasit: Banush Kanani, 25 vjeç, banues në Fier dhe Xhuljano Kollçaku 30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe një 22 vjeçare për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen 22 vjeçaren duke i siguruar asaj klientë të ndryshëm dhe hotele në qytetet e Durrësit, Kavajës, Lushnjes dhe Fierit, kundrejt pagesave që varionin nga 80-150 euro.

Gjithashtu, këta shtetas siguronin automjetet me të cilat transportonin këtë shtetase dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në ambiente të ndryshme në qytetet e sipërpërmendura.

Gjatë kontrollit fizik, të resë iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu I arrestuar në këtë operacion është edhe Endri Zeqiri 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ndërkohë në cilësinë eprovës material është sekuestruar 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI