Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vuçiç: Nuk e kam parë draftin e Ramës, nuk më intereson

Lapsi.al 13 June 2023
Vuçiç: Nuk e kam parë draftin e Ramës, nuk më

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë të pa-interesuarin për propozimin e kryeministrit Edi Rama për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në një intervistë për mediat vendase, Vuçiç ka thënë se e respekton kryeministrin Rama, por shtoi se ai nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta shkruajë”, - ka thënë Vuçiq për TV Happy.

Edhe pak ditë më parë Vuçiç këmbënguli se draftin për Asociacionin u takon vetëm serbëve ta bëjnë.

“Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”, - tha Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama njoftoi javën e kaluar se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial dhe se me kontributin e tij është hartuar nga ekspertë të pavarur.

Ky vendim i Ramës ka shkaktuar reagime nga deputetë e figura politike në Kosovë. Vetë kryeministri Albin Kurti tha të martën se “Rama duhet t’ia dorëzojë draftin Vuçiçit për shqiptarët e Luginës së Preshevës". Ky shkëmbim replikash bëri që të anulohet edhe mbledhja e përbashkët e qeverive që duhet të mbahej të mërkurën në Gjakovë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI