Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama flet në emër të ndërkombëtarëve: Jemi në prag të masave shtrënguese, plan shumë i rëndë për Kosovën

Lapsi.al 13 June 2023
Rama flet në emër të ndërkombëtarëve: Jemi në

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat, tregon se Kosova dhe Albin Kurti rrezikojnë plane shtrënguese nga ndërkombëtarët. Pasi njoftoi për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive, që do të mbahej nesër në Gjakovë, Rama shprehet se u ka kërkuar kohë ndërkombëtarëve, para se këta të fundit të vendosin për masa shtrënguese.

“Jemi në prag të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për t’ju kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë. Por, nëse nuk e shfrytëzojmë këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam frikë se plani që është plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI