Flash

Sveçla: Koha e bandave kriminale në veriun e Kosovës ka përfunduar

Lapsi.al 13 June 2023
Sveçla: Koha e bandave kriminale në veriun e Kosovës ka

Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës. ;ajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Sveçla nënvizoi se koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar.

“Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë. Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset”, shkroi Sveçla në Facebook.

Të këshilluara

Konfiskohet prona e Julit të Pashakos

Ditën e sotme, ish-të dënuarit për drogë Julian Sulo, i është konfiskuar një apartament në Durrës, me vlerë 120 mijë euro. Por 43-vjeçari nga Lushnja është një ...

14:28

“Kape Bitin” me Credins bank & Mastercard!

Credins bank dhe Mastercard vijnë me super bashkëpunim, duke shpërblyer sërish klientët besnikë në këtë 20 vjetor të bankës Credins. Dy brandet lider në industr...

13:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI